Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Do punojmë në interes të shqiptarëve, ja ku do e kem fokusin!

22 Dhjetor 2025, 10:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klodian Braho

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Ai tha se fokusi gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit.

Braho: Dua të vlerësoj paraardhësin nën detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij. Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK.

Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale, besoj se jemi skuadër që punojmë përkrah në zbatim të Kushtetutës dhe ne interes të shqiptarëve.

 


Video