Altin Dumani i dorëzon stafetën Klodian Brahos: Besimi i publikut ka qenë forca jonë më e madhe

22 Dhjetor 2025, 10:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klodian Braho dhe Altin Dumani

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u mbajt këtë të hënë, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho.

Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

"Para se t’ia lë fjalën z. Braho, më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime si prokuror. Në çdo jap kemi punuar me integritet e profesionalizëm. SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë. Ky është rezultat i punës së të gjithëve. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtare që kanë qenë pranë nesh në çdo hap. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet në historikun 6-vjeçar", tha Dumani.

 


Video