Plagosje me thikë në Durrës

21 December 2025, 18:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në Durrës
Spitali i Durresit

Një plagosje me thikë është regjistruar sot pasdite në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit të Durrësit.

Personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal,

Policia e qytetit bregdetar ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftojnë uniformat blu.


Video