Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi, i cili kishte kërkuar daljen nga regjimi i posaçëm 41 biss.
Anterio Kaloshi kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por togat e zeza e lanë në fuqi duke vendosur që i burgosuri të qëndroi në regjimin e posaçëm 41 biss në burgun e sigurisë së lartë.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues Anterio Kaloshi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Anterio Kaloshi” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.