Ish-drejtori i "Partizanit" rrëfen prapaskenat e privatizimit: Më thanë do të japim një pjesë, s'pranova dhe Berisha më "eliminoi"

17 Shtator 2024, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Isa Tare dhe Milaim Zeka

Isa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani ka treguar në “Zona Zero” në Top News prapaskenat e privatizimit të klubit.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se Sali Berisha e ka shkarkuar nga drejtimi i klubit, pasi nuk pranoi që të korruptohej për privatizimin e tij.

“Kam qenë sportist dhe drejtor i Klubit Partizanit nga 1958 deri në 2005. Nëpërmjet privatizimit që bëri Sali Berisha, duke më hequr dhe mua nga klubi se isha pengesë e madhe, nuk e kam miratuar privatizimin, për arsye se dola kundër, më hoqën nga klubi Partizani", tha ai.

Pyetjes se a kanë tentuar ta korruptojnë, ai tha:

"Ishte një person që ishte i interesuar për klubin dhe më takonte vazhdimisht dhe më thoshte ‘ç’ke ti të japim ndonjë pjesë’, por unë nuk pranova fare".

Video