Aksident në punë me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari, Inspektoriati i Punës ngurron të ushtrojë kontrolle në porte dhe aeroporte

16 Shtator 2024, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porto Romano

Bilanci tragjik i aksidenteve me pasojë vdekjen në vendin e punës rritet çdo muaj, por pavarësisht kësaj, Inspektoriati Shtetëror i Punës vijon të jetë në drejtim të paditur.

Sot në portin e Porto Romanos ka humbur jetën një 22-vjeçar pasi është rrëzuar  nga shkallët e një anijeje të quajtur 'Ema', me flamurin e Tanzanisë. 

Viktima është identifikuar si Yadar Bambali shtetas nga India.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nga burime informacioni pranë Portit mëson se shkak i këtij aksidenti është mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në vendin e punës.

KSSH i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.

KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të ndërpresë pushimet e gjata dhe të zbarkojë në terren, në kantiere ndërtimi, galeri minierash, në porte dhe aeroporte.

Video