Tragjedi në Durrës, 22-vjeçari bie nga shkallët e anijes ku punonte dhe vdes!

16 Shtator 2024, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porto Romano

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Porto Romano.

Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga shkallët e një anije.

Mësohet se 22-vjeçari me ininciale Y.B, pjesëtar i ekuipazhit, dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e anijes ku punonte dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Video