EMRAT/ Plotësohen vakancat në Kolegjin Zgjedhor, zgjidhen me short 8 anëtarët e rinj!

16 Shtator 2024, 13:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto: Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka plotësuar vendet vakante këtë të hënë duke zgjedhur me short 8 anëtarët e rij të cilët do të kenë një mandat 4-vjeçar.

Mes 95 gjyqtarëve, 8 të përzgjedhurit sipas shortit i cili u hodh në ambientet e Këshilli të Lartë Gjyqësor, janë: Ornela Naqellari, Alma Kodraliu, Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Cami.

Me ndryshimin e ligjit, për anëtarë të Kolegjit Zgjedhor kandidojnë edhe gjyqtarët e Shkallës së Parë, jo vetëm ata të Apelit siç ka qenë më herët.

Ndryshimi i këtij ligji u reflektua edhe në numrin e lartë të kandidatëve që aplikuan për vakancat.

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesat e partive politike të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje në KQZ dhe në KAS.


Video