Të dhënat nga ‘Sky’ e ‘Enchro’, Pëllumb Gjoka, kërkon pavlefshmëri në Kushtetuese!

16 Shtator 2024, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni, Pëllumb Gjoka

Biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes mbrojtjes së tij, ka depozituar padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY”.

Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seancë publike, ndërsa ende nuk është caktuar data për shqyrtimin e padisë.

Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.


Video