Anila Hoxha “zbërthen” dosjen e SPAK për Berishën, përmenden Breçani, Genc Ruli, Ylli Pango e të tjerë! Skaner pasurisë së Argitës

16 Shtator 2024, 21:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja Anila Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje nga dosja 500 faqe e SPAK kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Në emisionin “Top Story”, gazetarja Hoxha tregoi disa nga episodet në dosjen ndaj Berishës, ku përmenden ish-ministra dhe ish-zyrtarë të tij që kanë bashkëpunuar në shkelje për t’i mundësuar dhënien e ish-kompleksit sportiv Partizani, Jamarbër Malltezit, i cili më pas ndërtoi pallate.

Ajo vuri në dukje, se ndonëse në dosje këta persona identifikohen se janë kërcënuar apo korruptuar për të kryer veprimet, ndaj tyre SPAK nuk ka ngritur akuza penale.

Pjesë nga deklarata e gazetares Hoxha:

Nuk e kam përfunduar të gjithë materialin prej 500 faqesh, por deri në 300, më është krijuar përshtypja se më tepër se një hetim penal, është një hetim pasuror. Përmendet çdo deklarim pasuror i Argita Berishës, dhe Sali Berishës, bëhen llogaritë financiare, faturat, daljet jashtë shtetit, madje edhe me një zyrtar të lartë të shtetit.

Ajo që kam kuptuar, aty përmenden njerëz që thuhet, ka kërcënuar zyrtarë, e të paktën 5 ish-ministra, për të cilët thuhet se në shkelje të ligjit për këtë e atë, por ndaj atyre nuk ka asnjë akuzë penale.

Thuhet se u kqyrën të dhënat për punën që bënte Erzen Breçan në atë kohë, ishte shef i komisariatit Nr.2, dhe në atë kohë ai ka ushtruar ndikimin e tij për banorët që protestonin kundër.

Pikëpyetja e parë që unë ngre, më të një shije aspak të mirë, se përse duhet të krijohet një boshllëk midis shkallëve. Në një faqe thuhet që ish-ministri i Mbrojtjes ushtroi presion. Ushtrimi i presionit ndaj një ushtaraku në atë kohë mund të interpretohej si shpërdorim detyre.

Deri tani janë pesë persona që ka akuzë. Për çfarë arsye ky ish ministër duhet të shpëtojë nga përgjegjësia penale.

Për një zyrtare thuhet se ka ndikuar, dhe më pas ka blerë apartament atje. Më pas bëhet auditivi financiar i zonjës, përse duhej të sillej ky argument. A është korruptuar dikush? Te kjo fabul e vogël. E njëjta gjë thotë për Pangon, ish-ministri në kundërshtim me ligjin, në momentin që thua në kundërshtim me ligjin duhet të përballesh me drejtësinë. Po ashtu Genc Ruli, Justina Boriçi...Në ndikimet që ka sjellë përfitime, ka vepër penale.

Është marrë edhe agjenda e koncerteve, kush e priti, si e priti. Një shembull është dekreti i ish-presidentit Bamir Topi, që dekreton shkarkimin e kreut të forcave të armatosura. Përse përmendet? Ish presidenti gaboi? U korruptua?

Video