Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit, pronari i "Orange Club", i shpëtoi atentatit me 20 plumba në 2021

26 August 2023, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit, pronari i "Orange
Spiro Iljadhi

Pronari i clubit të njohur në Sarandë 'Orange Club', Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga Policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj. 

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente. 

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç,  mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar "Bar Orange" në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.




Video