I kërkoi të ndalojë, qëllohet me dy plumba në bark efektivi i “Shqiponjave” në Tiranë (EMRI-DETAJE)

20 Shtator 2023, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri raportohen në pranë Pediatrisë, në zonën e “Oxhakut” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv i repartit "Shqiponja".

Mësohet se efektivi i policisë është qëlluar gjatë ndjekjes së një personi të dyshimtë, gjatë kontrolleve rutine për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Personi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë duke plagosur një prej efektivëve, Edlir Alleshi, i cili është transportuar në sallën e operacionit. Mësohet se polici ka marrë dy plumba në bark ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Sakaq, forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekie të autorit të ngjarjes së rëndë.

Pamje nga vendi i ngjarjes:


Informacioni paraprak nga Policia e Tiranës për ngjarjen:

Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Video