Ka mbetur pa para në Londër? Arben Ahmetaj kërkon lirimin e një llogarie bankare

20 Shtator 2023, 18:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia kërkon në Gjykatën e Posaçme heqjen e sekuestros për një nga llogaritë bankare të bllokuara nga SPAK.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet të enjten në 21 shtator nga Gjyqtari Erjon Bani, i cili ka lëshuar edhe masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Ahmetajt, i marrë nën hetim nga SPAK për disa akuza më të rënda, ato të korrupsionit dhe pastrimit të parave, i janë sekuestruar 4 apartamente, si i dhe dy llogari bankare në shumën 124 300 euro.

Dyshohet se Arben Ahmetaj jeton në Londër, por ky fakt nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

 


Video