Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë me pasojë plagosjen e katër personave.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Forca të policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës.