"Zonja dhe financierja”? Elsa Lila lidhje të forta me “Zotin” e Romës, kërcënime dhe drogë

16 March 2022, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Zonja dhe financierja”? Elsa Lila lidhje të forta me

Detaje të reja bëhen me dije nga operacioni anti-drogë në Itali, ku mes personave të përfshirë raportohet se është dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila. “Corriere della Sera” shkruan se Ela Lila menaxhonte llogaritë e grupit që merrej me trafik droge dhe se ajo është një nga personat e arrestuar.

Elsa Lila sipas një shkrimi të publikuar mëngjesin e sotëm nga gazeta “La Repubblica”, bashkëpunonte me persona të tjerë, po ashtu nga Shqipëria dhe Itali, si për shembull boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty.

Boksieri, së bashku me Arben Zogun, i njohur si Riccardino, ai bënte pjesë në grupin e urës Milvio nën urdhrat e Fabrizio Diabolik Piscitelli. Të dy, së bashku me një të tretë, i identifikuar vetëm me nofkën Pluton, ishin pjesë e klanit italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës dhe organizimin e automateve në lokalet e kryeqytetit të drejtuar nga vëllezërit Guarnera: me qendër në Acilia.

“Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”,-i thoshte Demçe rivalëve të tij, ndërsa i kërcënonte duke u thënë se ai ishte “Zoti”, e se mund t’i merrte jetën kur të donte. Madje kohët e fundit kishte tentuar që të vriste dhe një magjistrat, për të cilin mediat italiane i publikuan edhe përgjimet. Ideja ishte e Alessandro Corvesi, ish-i dashuri i showgirl-it Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë.

“A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- thoshte ai prerë. Dhe Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin! Ndërsa propozonte  dhe një tjetër alternativë.

“Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në mesazhe. Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Përplasjet për territorin e drogës mes Elvis Demçes dhe Ermal Arapaj:

Megjithatë Demçe si rival kishte vetëm shqiptarin tjetër Ermal Arapaj. Konflikti mes dy grupeve nisi, për kthimin e një borxhi që shkonte në 100 mijë euro për një sasi të papaguar droge. Pikërisht dëshira e Demçes për zgjerim bëri që dy grupet të hynin në konflikt. Ai synonte marrjen e kontrollit në sheshet ku shiste Ermal Arapaj, një treg i mirë-organizuar, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll pas arrestimit të të parit. Përgjimet tregojnë mërinë e Demçes karshi Arapajt.

Ermal Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para gjë që shqetësonte rivalin e tij aq sa kishte tentuar që ta hiqte qafe. Në vitin 2020 i organizoi një pritë, por Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, të dërguar për të vrarë vetëm me porosi të Demçes. Por nuk u nda me aq!

Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij, aq sa e detyroi “UFO-n” të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Por edhe pse bashkëpunonte me shqiptarë, Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë. Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të të Acilias.

 


Video