"Katër të plagosur rëndë", detaje nga aksidenti në Lezhë: "Audi” me targa të Kosovës ka bërë një parakalim të gabuar

8 August 2022, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Katër të plagosur rëndë", detaje nga aksidenti
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Në aksident është përfshirë një fuoristrada “Mitsubish” dhe një “Audi a6”.

Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Pirajve.

Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës, për pasojë 4 persona janë plagosur rëndë.

Trafiku është bllokuar në të dy anët dhe lëvizja është devijuar në aksin e vjetër, Kallmet- Dajç.

 

 


Video