Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës pranë “Shkëmbit të Kavajës". Një fëmijë 10-vjeç nga Polonia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli.
I mituri është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
10-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa ndodhej në ballkonin e hotelit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.