Terrorizoi klientët me thikë pasi refuzuan faturën, në kërkim pronari fierak i restorantit në Sarandë (Emri)

7 August 2022, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Terrorizoi klientët me thikë pasi refuzuan faturën, në

Ngjarja e djeshme në Sarandë, ku pronari i një restoranti ushtroi terror mbi klientët pasi nuk ishin dakord me faturën është zbardhur këtë të diel.

Mediat shkruajnë se i shpalluri në kërkim është Alban Çoba, 48-vjeç, nga Fieri, pronar i restorant “Fantastic”.

Konflikti në fjalë është shkaktuar pikërisht nga ky person, i cili duket një rast identik me atë të para 3 viteve, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo u kalli “datën” një grupi turistësh spanjollë.

Ndërsa përplasja në fjalë u regjistrua pas një debati me disa klientë nga Delvina lidhur me faturën, me të cilën klientët nuk ishin dakort dhe refuzonin ta paguanin.

Çoba i ka kanosur me një send të fortë, por fatmirësisht nuk ka gjuajtur njeri dhe as ka të demtuar nga ngjarja.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 18.00, në aksin Turizëm- Kanali i Çukës. Ndërkohë, policia nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në banesë agresorin, dhe më pas e ka shpallur në kërkim.


Video