Kapet në Greqi shqiptari i dënuar me 16 vite burg (EMRI)

27 April 2025, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet në Greqi shqiptari i dënuar me 16 vite burg (EMRI)
Foto ilustruese

Në kuadër të operacionit “Kartela e kuqe”, është arrestuar në Greqi një shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Eduard Vushaj, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 16 vjet heqje lirie pasi në 2013-ën në fshatin Grabom ai ka ndaluar një automjet duke kanosur me armë dy persona.

Më pas, u ka marrë paratë dhe automjetin duke i plagosur të dy me thikë.

“Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”. Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri”, thotë Policia.


Video