
Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Vlorë. Sipas Policisë 58-vjeçari Renato Hoxhaj dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima ishte i punësuar prej 5 vitesh si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Hoxhaj ka marrë plumb në kokë ndërkohë që nuk dihet ende me çfarë lloj arme është qëlluar pasi banorë të zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Hoxhaj nuk ishte një emër i njohur për policinë, megjithatë po hetohet nëse mund të ketë pasur probleme në të kaluarën.
Policia po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës, për të parë nëse kanë kapur ndonjë gjurmë të autorit/ve. 58-vjeçari jetonte vetëm pasi ishte i divorcuar prej vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve të rritur. Nga banorët njihej si njeri i mirë dhe pa probleme.