Makina përplaset me murin, përfundon në spital shoferi

26 Prill 2025, 18:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq-Korçë.

Shoferi 45-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur pranë një karburanti. Ai është dërguar në spital për mjekim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40 në aksin rrugor "Maliq-Korçë", në fshatin Vloçisht,  shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Video