Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me një sherr të raportur mes disa personave në kompleksin e vilave "Rolling Hills".
Sipas policisë, përplasja ka ndodhur mes disa personave në afërsi të një kompleksi në Farkë. Për pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar i identifikuar si Kristi Fufi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Siç mësohet, kanë qenë disa persona me makina të cilët e kanë sulmuar të riun me sende të forta si shkopa bejsbolli dhe doreza duke i shkaktuar plagë në kokë. Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur pistoletë në dorë por nuk ka qëlluar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.