Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit në Ostren të Bulqizës (VIDEO)

25 Prill 2025, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grushtet në takimin elektoral

Kanë dalë pamjet e sherrit të regjistruar dje në njësinë administrative Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.

Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamerë sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.

Pas një konflikti verbal, ata janë përfshirë menjëherë në konflikt fizik duke e goditur njëri-tjetrin dhe më pas janë përfshirë edhe simpatizantë të tjerë.

Ndërsa një pjesë tjetër personash dalin nga lokali dhe tentojnë të parandalojnë konfliktin.


Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

 

 


Video