Kamza tronditet gjatë natës, i vihet tritoli një magazine

1 October 2022, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kamza tronditet gjatë natës, i vihet tritoli një magazine
Foto ilustruese

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kamzës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasie lënde plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Policia njofton se vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Video