Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se po kryhen kontrolle për personat në kërkim dhe sipas burimeve objektiv janë emrat e dalë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".
Kontrollet kanë nisur prej gati një ore dhe forcat e policisë së Elbasanit janë në ndihmë të forcave RENEA.
Kontrollet nga policia në këtë qytet kanë qenë të vazhdueshme. Por pas çdo operacioni nuk ka pasur rezultat në kapjen e personave të shpallur në kërkim, apo atyre të përmendur në dëshminë e Dumanit.