"Ju VRATË vëllanë tonë!"/ Protestë në kampin e MEK në Manëz, ndërhyn RENEA (Video)

20 June 2023, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ju VRATË vëllanë tonë!"/ Protestë në
Protestë jashtë kampit të MEK në Manëz

Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mbi 1 mijë banorë shtetas iranianë të kampit Ashraf 3 kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka forca të shumta policie në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në rrugë ka dhe qindra gra që flasin në gjuhën e tyre kundër operacionit.

Sipas një prej muxhahedinëve dy njerëz janë vrarë dhe u dërguan në spital dhe po kështu ka dhe disa të plagosur. Dyshohet se ka pasur rezistencë ndaj policisë, e cila ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e kampit.

“Nuk ndihemi më të sigurt këtu. Policia na sulmuan ne. Na kanë shkelur të drejtat tona të njeriut. Policia na vrau vëllain tonë. Ata erdhën në mëngjes ishin në krevate. Pse na trajtojnë si terroristë ne”, tha një grua muxhahedine.

“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi.”- thanë ata.


Video