Policia ‘bastis’ kampin e MEK në Manzë, muxhahedini: Na vranë vëllain tonë me gaz!

20 June 2023, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ‘bastis’ kampin e MEK në Manzë, muxhahedini: Na

Një prej refugjatëve të strehuar në Manzë pretendon se policia ka vrarë një prej muxhahedinëve të strehuar.

Ai thotë se nuk kanë bërë asgjë për të patur këtë bastisje nga policia, ai shtoi se kampi i MEK s’ka lidhje me sulmet kibernetike.

“Policia në mëngjes me qindra makina u futën brenda pa asnjë lajmërim dhe vranë vëllanë tonë Alie Mustasharin. Cfarë borxhi kemi ne? Çfarë kemi bërë ne? Çfarë veprimi kemi bërë ne? Ne jemi arratisur nga vendi ynë. Ata rrethuan kampin, sulmuan vëllain tonë.

Ata përdorin gaz afër vëllait tonë. Një muxhahedin u vra. Dhe disa vëllezër dhe motra i arrestuan i futën në makinën e tyre. Ne çfarë krimi kemi bërë? Nuk dimë asgjë. Ne jemi refugjatë. Ne nuk kanë treguar asgjë asnjë letërnjoftim. Nuk ka asnjë të rrezikshëm brenda kampit tonë, ato janë propagandë.

Sot ishte përvjetori i rezistencës iraniane, ata në këtë ditë sulmojnë bazën kryesore të muxhahedinëve në Shqipëri. Nuk kemi lidhje me sulmet kibernetike," tha muxhahedini.


Video