Iu vu tritol në 2009, kush është prokurori i Vlorës, kandidati i parë për 3 vendet vakante në SPAK

12 October 2023, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iu vu tritol në 2009, kush është prokurori i Vlorës,
Albert Kuliç

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka publikuar emrin e kandidatit të parë për tre vendet vakante në këtë institucion.

“Në vijim të interesimit publik për kandidatët që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme në SPAK, njoftojmë se deri tani ka aplikuar prokurori Albert Kuliçi”, bëri me dije SPAK.

Prokurori Albert Kuliçi ka filluar punë në vitin 2010 dhe punon prej vitesh në prokurorinë e Vlorës.

Në dhjetor 2019, makina që ai përdorte u hodh në erë me eksploziv.

Atentati u konsiderua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si sulm për shkak të funksionit.

Kuliçi ka mbajtur detyrën e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës duke hetuar disa prej ngjarjeve të bujshme ne qytetin bregdetar.


Video