Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është shtyrë për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prëj anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda.
Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.
Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.
E pranishme, ashtu si edhe në çdo seancë tjetër ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ishte edhe ambasadorja greke.
Prokuroria e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.