Ish-oficeri i policisë, sot azilant në Zvicër: Denoncova fisin Rraja, por Ardi Veliu heshti

11 October 2023, 23:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-oficeri i policisë, sot azilant në Zvicër: Denoncova fisin
Ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu

Ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje me emisionin “Top Story” se e kishte denoncuar atë që ai e quajti klanin “Rraja” që në gusht të vitit 2018.

“Në 2018 kur isha oficer në Fushë Krujë, kam informuar drejtorin e përgjitshëm të policisë, Ardi Veliun dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa për anëtarët e klanit Rraja, por nuk mori përgjigje.

“Kam dërguar dy emaile. Kur dërgova të parin nuk mora reagim mendova nga fluksi i punës. Kur e nisi për së dyti prapë nuk mora asnjë përgjigje nga Ardi Veliu siç kishim marrë më përpara nga drejtorë të tjerë të përgjithshëm”, u shpreh Nuhu.

Sipas tij, nëse Policia e Shtetit do të kishte ndërhyrë, do ta kishte arrestuar më parë Redjan Rrajën, si dhe dhuna ndaj fisit jaja nuk do të kishte ndodhur.

Nuhu tha se sot ndodhet si azilant politik në Zvicër, pasi tha se është kërcënuar nga fisi Rraja, të cilët në atë kohë, sipas tij, mbështeteshin edhe nga Taulant Balla.

Po ashtu ai ka treguar edhe se në vitin 2018, kur u bë publik rasti i Xhisiela Malokut, në zyrën e tij shkruan fisi Rraja së bashku me Taulant Ballën dhe i kanë bërë presion në mënyrë që rasti të mos bëhej publik.

“Unë jam larguar sepse kërkova të drejtën time si oficer i policisë gjyqësore në Fushë Krujë, u largova sepse me rrezikohej jeta, dhe Taulant Balla e mbështeti klanin Rraja”.

I puetur nga Grida Duma që tani pas arrestimit të anëtarëve të fist Rraja a ka pasur kontakt me të autoritetet, Nuhu e mohoi diccka të tillë.

“Gjatë kësaj kohe nuk kam asnjë kontakt, unë ndiqem në prokurori për disa vepra penale, ata pretendojnë për nxjerrje të sekretit hetimor dhe më ushtrojnë prësion që të mos kthehem në Shqipëri. Ndodhem ne statusin e azilantit politik në Zvicër”, tha Nuhu.


Video