Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ervin Hodaj është liruar nga detyra e drejtorit të Policisë në Shkodër.
Mësohet se në vend të Hodajt është emëruar Edmond Sulaj, i cili prej vitit 2022 ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë në Kukës.
Largimi nga detyra i Hodajt nuk dihet ende. Prej 2015-ës Hodaj ka qenë në Tiranë, dhe është shkarkuar në 2017-ën për t’u zëvendësuar nga Ardi Veliu, në atë kohë drejtor i Rrugores.
Hodaj është akuzuar opozita për favorizim të trafikut të drogës në ato vite, dhe si i implikuar në kultivimin e kanabisit në disa zona të vendit.
Ervin Hodaj gjithashtu ka tentuar të marrë kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që sot mbahet nga Aida Hajnaj.