Avokati Saimir Vishaj e ka konsideruar si skandal mënyrën e procesit të hetimit nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku një prej të marrëve të pandehur ai e ka kliente.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Vishaj deklaroi se sot kemi në bankën e të akuzuarve vetëm viktimat, punonjësit e thjeshtë dhe jo ata që i kanë sjëllë realisht dëm shteti, ku ai përmend emrin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ndër të tjera, avokati Saimir Vishaj dyshon se paratë e gjetura në shtypin e Rozeta Dobit janë nga afera e inceneratorëve duke qenë se ajo punonte pastruese në banesën e ish-shefes së kabinetit të ministrisë së Arben Ahmetajt, Alda Klosit.
Avokati Vishaj deklaroi se Arben Ahmetaj duhet të shkojë vetë në SPAK për të sqaruar çështjen e faturave të hoteleve dhe aksidentin në Shkup, pavarësisht skandalit që SPAK nuk e merr të pandehur.
“Të rinisin hetimet sepse nuk mundet që klienti im të përgjigjet për një dëm që ka ardhur nga persona të tjerë. Më vjen keq që SPAK mbylli hetimet kaq shpejt, ndërsa ata që kanë përfituar janë ende të lirë. Madje shefja e tij, gjoja iu vodhën 500 mijë euro janë para që duhet t’i kthehen shtetit. Unë mendoj se një maçok i ka fituar ato. Unë mendoj se një maçok i ka çuar tek ajo pastruesja. Dhe të gjendet 500 mijë euro në një shtëpi është skandal.
Sot ne në bankën e të akuzuarve kemi vetëm viktimat. Dikush ka dashur të përfitojë dhe ka fshehur paratë nëpër pastrueset. Dhe një pastruese që ka qenë e ministrit të financave duhet hetuar.
Sot u lexua vetëm kërkesa dhe një nga prokurorët ishte në gjendje të rëndë dhe në 2 shkurt fjala e avokatëve do prevalojë. Kërkesat tona do jenë të vazhdueshme në lidhje me këtë çështje se kush është personi që ka sjellë dëmin dhe jo ajo klientja që kam qenë unë. Kjo shkon deri në ministrin e financave apo shefja e kabinetit.
Popullit i intereson se ku kanë shkuar paratë. Sot janë vetëzbuluar 500 mijë euro. Ne çdo ditë shohim zbulime të këtij ministri apo kësaj qeverie. Personat që ju kanë dhënë paratë dhe ju janë gjetur paratë nëpër soba dhe nëpër pastruese, ky është skandal. Ne nuk mund të hetojmë njerëz që kanë ikur nga qeveria. Ne mund të hetojmë njerëz kur kanë qenë në qeveri dhe t’ju shkonin me pranga aty.
Skandal se si u pushua çëeshtje a faturave. Arben Ahmetaj duhet të shkojë në SPAK dhe të thotë nëse ka lidhje apo ajo
Unë jam me klientin time Jonida Zeqo e cila është punësuar për një muaj nga Lefgter Koka për 500 mijë lekë dhe sot ajo është marrë e pandehur dhe sot është ndarë nga bashkëshorti etj. Arben Ahmetaj dhe shefja e kabinetit të tij shijojnë miliona euro, ndërsa asaj i shkatërrohet familja.
Nuk fillojnë çështjet penale mbi bazën e partive, por të shtetasve. Më vjen keq që sot në bankën e të akuzuarve janë nënpunësa. Në bazën e të akuzuarve duhet të jenë ata që kanë përfituar vërtet. Duhet të rigjykohet edhe një herë çështja e Elbasanit dhe pastaj të shkojë në SPAK. Unë mendoj se ato para që janë gjetur janë pjesë e kësaj loje.
Arben Ahmetaj është një maçok i lindur, kur arriti të mbulojë aksidentin në Shkup, mund të mbulojë dhe këtë çështje. Ai ishte një dhelpër në Qeverinë e Ramës. Ai duhet të paraqitet vetë në SPAK. Është fatkeqsi që sot të shohim në bankën e të akuzuarve të shohim Alqi Bllakon, për shkak të intrigave të këtyre personave. Më ka ardhur keq kur e kam parë sot atë djal të shkolluar aty, nuk e njoh personalisht.”-deklaroi Saimir Vishaj.