Intervista e ministrit Hoxha për marrëveshjen me Italinë, Rama replikë me gazetarin e Euractiv: Citimi i reduktuar ishte mashtrues

13 Maj 2026, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama ka replikuar gazetarin Eddy Wax pas publikimit të intervistës së ministrit të Punëve të Jashtme Ferit Hoxha në lidhje me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se është ‘qesharake të krijosh histori Edi kundër Eddy’.

Ai shtoi se nuk ka pasur ankesa për gazetarin, por sipas tij citimi i reduktuar i deklaratave është përdorur në mënyrë mashtruese.

Në fund të mesazhit të tij, kryeministri thekson se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë mbetet e pandryshuar.

I dashuri im Eddy Wax
E kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë, sepse së pari, nuk u ankova për Edin tjetër, dhe së dyti, tani që e keni botuar me bujari transkriptin e plotë, është shumë e qartë se citimi i reduktuar ishte mjaftueshëm mashtrues për këdo që ka një interes të brendshëm ideologjik ta përdorë atë.

Por realisht, pa asnjë ndjenjë të keqe. Njëri Eddy duhet të bëjë çfarë të dojë, dhe tjetri Edi duhet të durojë atë që duhet.

Në fund të fundit, mbetet e pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama.


Video