Ikja e Gledis Nanos, eksperti: Çoi një shkresë në SPAK, kishte emrat e policëve që paguheshin nga kriminelët

11 Tetor 2022, 23:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gledis Nano

Eksperti i Kriminologjisë Ervin Karamuço, është shprehur mbrëmjen e sotme se ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, para se të largohej nga detyra ka çuar një shkresë të protokolluar në SPAK, për efektivë që paguheshin nga kriminelët.

I ftuar në emisionin “Log”, Karamuço tha se ish-kryepolici kishte informacion me emra për të gjithë punonjësit që “me bordero të dytë”. Eksperti tha se Gledis Nano ka kërkuar hetim për ta nga prokurorët e SPAK.

“Para se të largohej Nano ka çuar një shkresë në SPAK, ku janë përmendur disa nga gjërat, dhe ai ka kërkuar hetim për disa punonjës të Policisë së Shtetit që paguheshin nga krimi i organizuar. Ajo shkresë është një “Kuti Pandore”, tregon se ai ka patur një dedikim shumë të madh në luftën kundër korrupsionit që nuk duhet ta bënte vetëm ai. Ne kemi 100 policë të certifikuar, por kemi shumë të tjerë që flenë me krimin e organizuar.

Duhet të funksionojë vettingu i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit.  Tani vjen në krye të AMP-së dikush që të gjithë e dimë si është larguar, dosjen e parë që kërkoi ishte dosja e tij, por aty ai do të shohë se kush e ka hetuar. Ushtria shqiptare është shumë më solide, kurse në Policinë e Shtetit ka shumë bërryla, dhe ikja e Gledis Nanos është një nga këto arsye”, u shpreh Ervin Karamuço.

Video