EMRAT/ Tentoi të vriste një person në 2021-shin, kapet në Itali "i rrezikshmi" nga Fushë Kuqja e Kurbinit

11 October 2022, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Tentoi të vriste një person në 2021-shin, kapet në
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lezhës. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ferdinand Ndoja nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i akuzuar për "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe “Prodhim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Ai është vënë në pranga më 10 tetor në Varese, i cili u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.

Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës.

Në Gusht të vitit 2021, Ferdinand Ndoja ka tentuar të vrasë shtetasin Pjeter Lleshaj po nga Fushë Kuqe e Kurbinit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Tashmë Ferdinand Ndoja ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.


Video