Forcat e Armatosura shqiptare renditen të dytët në aktivitetin e Britanisë mes 160 ekipeve (VIDEO)

11 October 2022, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Forcat e Armatosura shqiptare renditen të dytët në aktivitetin e
Ekipi i FA

Ekipi i Forcave të Armatosura shqiptare është renditur e dyta në aktivitetin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022” që u zhvillua ne Wells, Britani e Madhe. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postim në rrjetet sociale.

Në këtë aktivitet garonin 30 shtete pjesëmarrëse dhe 160 ekipe. Peleshi e cilëson si arritje të shkëlqyer dhe thekson se janë trajnuar në kushte tejet të vështira psikologjike dhe në terren të thyer.

"Ekipi i Regjimentit të Operacioneve Speciale të FA u rendit në vendin e dytë, mes 30 shteteve pjesëmarrëse dhe 160 ekipeve, në aktivitetin ndërkombëtar "Cambrian Patrol 2022" që u zhvillua ne Wells, Britani e Madhe. Arritje e shkëlqyer në një garë sfiduese dhe të mundimshme që nxori në pah vlerat e lidershipit, punën në ekip dhe aftësi shumë të larta fizike në përmbushjen e misionit, duke u trajnuar në kushte tejet të vështira atmosferike dhe psikologjike, në terren të thyer dhe të panjohur." shkruan Peleshi krahas videos së postuar.


Video