“Ik se do të vdesësh”/ Gëzhoja dhe mesazh kërcënues në gur, fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës!

2 August 2025, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ik se do të vdesësh”/ Gëzhoja dhe mesazh
Pukë

Një fermer në fshatin Munellë të Pukës ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet, “ik se do të vdesësh”.

Gjithashtu në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Ik se do të vdesësh”/ Gëzhoja dhe mesazh


Video