Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Tiranë–Durrës, pranë një pike karburanti.
Sipas pamjeve të siguruara nga VoxNews, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me strukturën e një karburanti buzë rrugës.
Në video shihet makina e dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Përplasja ka shkaktuar panik te të pranishmit, makina ka qenë me gas dhe mund të kishte pasoja fatale nëse do shpërthente.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë ose rrëshqitjes në rrugë./VoxNews