I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale, arrestohet finlandezi në Tiranë!

16 Nëntor 2025, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Polica ka arrestuar sot një finlandez në Tiranë.

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

30-vjeçari me shtetësi finlandeze, akuzohet për një sërë veprash penale të rënda.


Njoftimi i policisë:

Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Finlandës.

Falë informacioneve të përfituara nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe përmes shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit L. E., 30 vjeç, me shtetësi finlandeze.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Finlandës Perëndimore, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: Hyrje në banesë private, Vjedhje me dhunë, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie (mbetur në tentativë, Heqje e paligjshme e lirisë.


Video