ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të cilësojë të paligjshëm arrestimin e dy policëve të komisariatit numër 3 në kryeqytet dhe nuk caktoi masë sigurimi në ngarkim të tyre.
Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masave të sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.
Dy efektivët Bruno Cara dhe Arshim Zajmi u proceduan nga AMP pasi kanë dhënë vërtetimin që të hynte në punë Muçi Shaljani alias Sheqeri.
Ata u ndaluan më 12 nëntor, pas atentatit të ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, që ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spital, 15 nëntor.