Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku një 49-vjeçar i hodhi acid ish-të dashurës së tij parukerie.
Ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit.
Mësohet se ish-partneri i saj, shtetasi me inicialet Y.M. pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.
Për ngjarjen e rëndë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit.