Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në Kiev-in e goditur nga forcat ruse. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme Rama me vete përveç Elisa Spiropalit dhe Fugës ka marrë dhe gazetarët Baton Haxhiu dhe Ben Blushi.
Vizita behet si mbeshtetje ndaj Ukraines e cila ndodhet nen sulm te vazhdueshem nga Rusia..
Në vizitën e parë zyrtare të Ramës, forcat speciale janë pjesë e sigurisë për shkak se ushtria dhe policia janë te ngarkuara me situatën e krijuar. Të pranishme janë edhe forcat speciale të Malit të Zi, gjithashtu element kyç i mbrojtjes së tyre janë edhe forcat ushtarake të Ukrainës.