Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të vëllait të deputetit të PD

15 June 2022, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të vëllait
Deputeti i PD dhe hoteli, pronë e vëllait të tij

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të vëllait të deputetit Kasem Mahmutaj, pasi dyshohet se janë vendosur nga veprimtaria kriminale.

Hetimi nisi për vëllanë e deputetit, Gazmend Mahmutaj, që është në burg në Itali për disa vepra penale dhe më pas u shtri edhe për dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas SPAK rreth 25 pasuri, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Pronat e konfiskuara janë; apartamente, pallate, tokë truall, njësi tregtare, makina, etj në qytetin e Beratit dhe të tjera.


Video