Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të tjera kanë dalë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Raportohet se policia ka shoqëruar 7 persona të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë dhe prezent në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Në drejtim të 33 vjeçarit, Romeo Meçaj është qëlluar të paktën 15 herë me breshëri, por fatmirësisht edhe pse i plagosur ai ka shpëtuar nga vdekja. Në këtë atentat mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.
Autorët duket se e kanë ruajtur Meçajn pasi ishin fshehur pranë pallatit të sportit dhe e dinin për lëvizjet e 33-vjeçarit. Policia nga ana tjetër ka sekuestruar kamerat e sigurisë.