Kishin mbushur makinën me thasë me hashash, 4 të arrestuar në Tropojë

5 March 2022, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kishin mbushur makinën me thasë me hashash, 4 të arrestuar
Droga e sekuestruar nga policia

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 persona në Tropojë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Besmir Mustavataj 35 vjeç, Besnik Mustavataj 32 vjeç, Armond Pepkolaj 26 vjeç dhe Kristjan Pepkolaj 26 vjeç.

Këta janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip "Volkswgen" dhe "Benz".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol),  900 euro, dhe dy automjetet tip "Volkswgen" dhe "Benz".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", kryer në bashkëpunim.


Video