I hodhën në erë lokalin, dëshmia e efektivit në Shkodër: Nuk e kam idenë kush e ka bërë

20 May 2022, 08:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I hodhën në erë lokalin, dëshmia e efektivit në

Ndrek Rrasa, efektivi i policisë në Shkodër të cilët i hodhën në erë lokalin dhe i dogjën furgonin e parakuar aty pranë, ka deklaruar përpara organeve ligjzbatuese se nuk ka konflikte me persona te tjerë dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën plasëse.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta ne fshatin Grude e Re.

Nga shpërthimi nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Autorët kanë dëmtuar biznesin në pronësi të efektivit duke shpërthyer lëndën plasëse si dhe kanë djegur plotësisht furgonin e parkuar aty pranë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video