Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për çështjen e Qani Xhafës, deputeti demokrat i cili në vitin 2023, kur ishte kandidat ende kandidat u përfshi në një aksident rrugor, ku dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Gjykata e Elbasanit shprehet se Xhafa duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Kujtojmë se Qani Xhafa u bë deputet pasi Luçjano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar i bashkisë së Elbasanit.
Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur në aksidentin e ndodhur më 11 mars 2023.