I akuzuar për masakrën e Lushnjes, GJKKO lë në fuqi masën “Arrest me burg” për Laert Haxhiun

5 July 2024, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I akuzuar për masakrën e Lushnjes, GJKKO lë në fuqi
Laert Haxhiu

Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masave të sigurisë “arrest me burg” për Laert Haxhiun, i dënuar me burg përjetë nga shkalla e parë për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në shtator të vitit 2017 dhe për ngjarjet e tjera në të cilat është përfshirë 32-vjeçari, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjes dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje fare.


Video