Shkrumbohet lokali në Radhimë të Vlorës

5 July 2024, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkrumbohet lokali në Radhimë të Vlorës

Një lokal plazhi me strukturë druri është djegur gjatë orëve të natës në Radhimë të Vlorës.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se shkak ishte një shkëndijë elektrike.

"Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njoftoi Policia.


Video