Humb jetën në aksident 46-vjeçari shqiptar në Greqi

11 October 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humb jetën në aksident 46-vjeçari shqiptar në Greqi
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 46-vjeçar shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Episkopi. Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte me banim në Messina.

Sipas mediave greke, 46-vjeçari shqiptar udhëtonte me një motor kur u përplas me një eskavator. Ky mjet po dilte nga një rrugë dytësore kur përplasi motorin me të cilin udhëtonte shqiptari.

46-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit


Video